Ne pranga banda e vellezerve shperndante droge ne Tirane
Artan CENA
TIRANE - Shkaterrohet baza e shitjes se droges ne Rrugen e Elbasanit dhe te Berryli. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane gjate dites se djeshme se tre vellezer dhe nje fqinj i tyre jane vene ne pranga gjate operacionit te koduar Tutillsat. Te arrestuarit shisnin lende narkotike te ndryshme si heroine dhe Cannabis. Ne pranga kane rene Robert Xhafa 58 vjec si dhe tre vellezerit Gerald Qafa 29 vjec lindur dhe banues ne Tirane i denuar me pare per vepren penale vjedhje dhe shperndarje te lendeve narkotike Florjan Qafa 32 vjec i denuar me pare per vepren penale vjedhje dhe shperndarje te lendeve narkotike dhe Dorjan Qafa 25 vjec i denuar me pare per vepren penale vjedhje me arme. Personat e mesiperm ishin vene ne mbikeqyrje disa jave me pare pasi ishin te dyshuar per shitje te drogave. Ata mbaheshin vazhdimisht nen vezhgim per shkak dhe te denimeve te meparshme per akuza te ndryshme.
Hetimet
Kater te arrestuarit rane ne pranga pas hetimeve tremujore te kryera ne ngarkim te tyre nga ana e Seksionit Kunder Narkotikeve. Nga hetimet e kryera gjate kesaj periudhe agjentet ka rezultuar se ky grup ka qene nder grupet me kryesore kriminale ne qytetin e Tiranes me tendence shperndarje te narkotikeve. Zonat ku operonin te arrestuarit ishin Ali Demi Berryli dhe Rruga e Elbasanit. Mesohet se ne momentin e arrestimit Dorjan Qafa ka kundershtuar efektivat e policise. Gjate kontrollit te baneses kater te dyshuarve iu sekuestruan ne cilesine e proves materiale 99.4 grame lende narkotike e dyshuar heroine e ndare ne 320 doza 21 grame Cannabis sativa e ndare ne 6 doza ne makineri per perzierjen e lendes narkotike 150 mije leke te rinj 2 motocikleta 2 pistoleta loder 72 fisheke model 56 33 fisheke model 54 si dhe 3 aparate celulare. Hetimet ndaj tyre do te ndiqen nga Prokuroria e Tiranes.
Arrestimet
Arrestimi i ketij grupi u be i mundur pas nje operacioni te shpejte te policise. Burimet zyrtare thane nga Policia e kryeqytetit thane se ky grup ishte nje nder grupet me kryesore kriminale ne qytetin e Tiranes me tendence shperndarje te narkotikeve kryesisht ne zonen e Ali Demit te Berryli dhe ne Rrugen e Elbasanit. Ndaj te arrestuarve eshte marre masa e arrestit ne flagrance per vepren penale prodhim dhe shitje te lendeve narkotike ne bashkepunim si dhe mbajtje te municioneve luftarake. Gjithashtu ndaj Dorjan Qafes rendon dhe nje tjeter akuze ajo e goditjes dhe kundershtimit te punonjesve te policise gjate kryerjes se detyres. I riu gjate operacionit policor per arrestimin e tyre ka kundershtuar dhe goditur uniformat blu. Pas arrestimeve te tyre dosja me materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per hetime te tjera.
Te arrestuarit
Robert Xhafa 58 vjec
Gerald Qafa 29 vjec
Florjan Qafa 32 vjec
Dorjan Qafa 25 vjec
Ne pranga familja shqiptare ne Itali shiste droge
ROME - Nje familje shqiptare eshte arrestuar ne Itali pasi akuzohen per trafik te lendeve narkotike. Sic eshte bere e ditur nga media e shtetit fqinj karabinieret e Aleksandrise kane identifikuar dhe arrestuar kater shqiptare pjesetare te nje familjeje. Ata akuzohen se kane trafikuar dhe shitur sasi te ndryshme Cannabis sativa. Sipas te dhenave te karabiniereve babe e bir jane ndaluar mbremjen e dy diteve me pare ne kohen kur ishin duke transportuar nje sasi prej 52 kilogramesh Cannabis sativa te ndare ne pako prej afersisht nje kilogram e destinuar e gjitha qe te shitej ne tregun lokal. Gjate operacionit te karabiniereve eshte sekuestruar dhe shuma prej 80 mije eurosh e destinuar per pagesen e droges. Policia italiane tha se arrestimet jane bere pas hetimeve disajavore. Pasi eshte siguruar informacioni se te arrestuarit po transportonin lenden narkotike eshte ndermarre dhe aksioni qe ka perfunduar me kater persona te arrestuar.
Vidhnin motocikleta ne pranga 4 persona
LEZHE - Ne bashkepunim me njeri-tjetrin kater persona kane kryer nje sere vjedhjesh te motocikletave te cilat me pas i shisnin ne qytete te ndryshme te vendit por gjate oreve te para te mengjesit te djeshem ata jane arrestuar ne flagrance. Ngjarja behet e ditur nga burimet policore te Lacit sipas te cilave te ndaluarit jane 24-vjecari Albert Lleshi me banim ne fshatin Fushe-Milot te Kurbinit 22-vjecari Erjon Lleshi edhe ky nga i njejti fshat 24-vjecari Aleksander Daci me banim ne Rreshen dhe 23-vjecari Bukurosh Basha nga fshati Ulez i Matit. Gjate arrestimeve ne cilesine e provave materiale jane sekuestruar 1 motociklete e markes Armode pa targa me ngjyre te zeze e gri si edhe 1 motociklete e markes Zipstar me targa X 29 HHS me ngjyre te zeze gri dhe te verdhe. Nga ana e policise eshte duke u punuar per dokumentimin e plote te mekanizmit te ngjarjes si dhe materialet e procedimit do ti kalojne Prokurorise se Lezhes ne ngarkim te te ndaluarve te lartpermendur per veprat penale te vjedhjes se kryer ne bashkepunim dhe pastrimit te produkteve.
Arrestohet per plagosje i riu po ikte ne Greqi
SHKODER - Ne sherr e siper me nje person dy vellezer e kane kanosur ate me arme zjarri dhe me pas jane larguar nga vendngjarja e ne perpjekje per tu arratisur jashte shtetit njeri prej tyre eshte vene ne prangat e policise. Burimet policore te Shkodres thane se ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur lagjja Partizani te qytetit verior ku dy vellezer Thani kane kanosur me arme personin me inicialet L.Rr. I arrestuar i djeshem mesohet se eshte Marjan Thani 20 vjec kapja e te cilit u be e mundur ne vendkalimin kufitar Qafe-Thane nga sherbimet e Policise Kufitare te Korces. Vellai i tij eshte Mikel Thani per te cilin thuhet se ka qene i pranishem gjithashtu ne sherrin per motive te dobeta zhvilluar me te riun me inicialet L.Rr. Nga ana e policise u kryen te gjitha veprimet e duhura procedurale dhe materialet ne ngarkim te Marjan Thanit i kane kaluar Prokurorise se Shkodres per akuzat e kanosjes dhe mbajtjes pa leje te armeve te zjarrit.
Hidhet nga ura per tu vetevrare 27-vjecari
BURREL - Nje 27- vjecar ka tentuar ti jape fund jetes duke u hedhur diten e sotme nga Ura e Matit ne Burrel. Briken Elezi u hodh nga te pakten 30 metra nga ura. Ai ka marre plage te renda dhe eshte derguar per ndihme mjekesore ne spitalin e Burrelit. Nderkaq ne vendin e ngjarjes kane shkuar eksperte te policise se Burrelit qe nisen hetimet per zbardhjen e ngjarjes. Burimet thone se policia ende nuk ka arritur ne nje perfundim por dyshohet se shkak mund te jete divorci. 27-vjecari ishte divorcuar vetem pak muaj me pare.
8 Shtator 2010