E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parate e dyshimta per xhamine policia pyet myftiun e Lushnjes



Artan CENA
TIRANE - Myftiu i nje xhamie ne Lushnje Tomorr Borici eshte marre ne pyetje per nje donacion te dyshimte prej 50 mije dollaresh te marre disa kohe me pare. Seanca e gjate e deshmise se tij per rreth 6 ore eshte bere ne Policine e Tiranes efektivet e se ciles kane nisur hetimet per aktivitete te dyshimta te disa personave. Rreth ores 1130 te dites se djeshme Borici eshte paraqitur ne ambientet e policise dhe ka dale prej andej ne oren 1600. Burime nga uniformat blu te Sektorit te Antiterrorit kane bere te ditur se pyetja e Boricit kishte te bente me deshmine e dhene disa dite me pare nga nje student shqiptar ne Arabine Saudite. Fadil Bardhoshi u shoqerua dhe u pyet ne lidhje me shumen e 50 mije eurove qe nuk i kishte deklaruar ne Aeroportin e Arabise Saudite. Kjo ngjarje e ndodhur disa kohe me pare ka bere qe te njoftohen dhe autoritetet shqiptare.
Seanca e pyetjeve
Myftiu i Lushnjes Tomorr Borici e ka perfunduar deshmine e tij rreth ores 1600 te dites se djeshme. Borici eshte shoqeruar ne Policine e Tiranes ku eshte marre merret ne pyetje nga agjentet e Antiterrorit. Borici akuzohet per transferta te dyshimta. Borici eshte pyetur per te sqaruar pozicionin e tij njohjet me derguesit dhe rrethanat e njohjes me ta si dhe motivin e parave. Dyshimet e policise jane shtuar kur eshte mesuar se Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ka pasur dijeni mbi nje transferte parash ne vleren e rreth 110 mije rialeve shume afersisht e barabarte me 50 mije dollare amerikane. Thirrja per te deshmuar e Boricit ishte paralajmeruar nga Policia e kryeqytetit disa dite me pare kur u mor ne pyetje dhe nje student shqiptar.
Deshmia e Bardhoshit
Emri i myftiut te Lushnjes Tomorr Borici si perfitues i nje sasie parash ne vleren e mesiperme doli ne tavolinen e hetuesve te Antiterrorit te Policise se Tiranes gjate marrjes ne pyetje te Fadil Bardhoshit studentit shqiptar i cili prej tre vitesh studion ne Universitetin e Medines ne Arabine Saudite per Ligj Islamik Sheriat dhe Teologji. Ai ishte shoqeruar ne muajin qershor te ketij vitit nga policia saudite ndersa ishte kapur ne aeroport me shumen e konsiderueshme te parave te cilat ishin te padeklaruara. Kjo shume sipas burimeve ishte disa here me e larte nga shuma maksimale qe lejohet nga autoritetet saudite te mos deklarohet ne pikat e kalimit te saj ne kufi.

Financimi i terrorizmit
Financimi i terrorizmit ka kuptimin e aseteve te cdo lloji te prekshme apo te paprekshme te luajtshme ose te paluajtshme pavaresisht se si jane vene dhe dokumente ligjore ose instrumente te cdo forme perfshire ketu rrjete elektronike ose dixhitale qe deshmoje te drejtat ose interesin ne asete te tilla si kredi bankare ceqe udhetaresh ceqe bankare mandatpagesa aksione siguracione bono urdherpagesa letra krediti. Te ardhura per terrorizmin konsiderohen te gjitha ato fonde qe rrjedhin nga ose jane siguruar drejtperdrejt ose terthorazi permes kryerjes se nje shkeljeje. Sipas konventes se OKB-se cdo person konsiderohet se kryen nje shkelje nese ai direkt ose indirekt ne menyre te paligjshme dhe me deshire siguron ose grumbullon fonde me synimin qe ato te perdoren ose ka dijeni se ato do te perdoren plotesisht ose pjeserisht per te kryer nje financim te nje organizate terroriste.

Lista e qeverise shqiptare per financuesit e terrorizmit
Organizatat dhe individet
Lista e individeve anetare ose bashkepunetore me talebanet
1. Sirajuddin Jallaloudine Haqqani
Lista e individeve anetare ose bashkepunetore me organizaten Al-Kaeda
1. Adil Muhammad Mahmud Abd Al-khaliq
2. Abu Sufian Al-Salamabi Muhammed Ahmed Abd al-Razziq
3. Ghuma AbdRabbah
4. Abdulbasit Abdulrahim
5. Najmuddin Faraj Ahmad
6. Jaber Abdallah Jaber Ahmad Al-Jalahmah
7. Hamid Abdallah Ahmad Al-Ali
8. Abd Al-rahman Al-Faqih
9. Mohammed Al Ghabra
10. Abd Al-rahman Muhammad Jaffar Ali
11. Fahd Muhammad Abd Al-Aziz Al-Khashiban
12. Abd Al Hamid Sulaiman Muhammed Al-Mujil
13. Fazel-a-Tul Shaykh Abu Mohammed Amwn Al-Peshawari
14. Said Ali Al-Shihri
15. Khalifa Muhammad Turki Al-Subaiy
16. Abdul Rahim Al-Talhi
17. Nasir Abd-Al-Karim Abdullah Al-Wahishi
18. Muhsin 2 Fadhil Ayed Ashour Al-Fadhli
19. Haji Muhammad Ashraf
20. Ricardo Perez Ayeras
21. Mahmoud Mohammad Ahmed Bahaziq
22. Mohammed Benhammedi
23. Ibrahim Abdul Salam Mohamed Boyasser
24. Suhayl Fatilloevich Buranov
25. Sulayman Khalid Darwish
26. Ahmed Deghdegh
27. Redendo Cain Dellosa
28. Feliciano Semborio Delos Reyes jr
29. Pio Abogne de Vera
30. Yahia Djouadi
31. Abdelmalek Droukdel
32. Redouane el Habhab
33. Maftah Mohamed Elmabruk
34. Abdelrazag Elsharif Elosta
35. Salah Gasmi
36. Fritz Martin Gelowicz
37. Gun Gun Rusman Gunaean
38. Abid Hammadou
39. Abdul Haq
40. Bekkay Harrach
41. Jamal Housni
42. Al Sayyid Ahmed Fathi Hussein Elieah
43. Najmiddin Kamolitdinovich Jalolov
44. Abdulbaqi Mohammed Khaled
45. Zaki-ur-Rehman Lakhvi
46. Ruben Pestano Lavilla jr
47. Mohamed Moumou
48. Mubarak Mushakhas Sanad Mubarak Al-Bathali
49. Mohammed Yahya Mujahid
50. Tahir Nasuf
51. Dinno Amor Rosalejos Pareja
52. Joko Pitono
53. Arif Qasmani
54. Abu Rusdan
55. Hafiz Muhammad Sawd
56. Hilarion del Rosario Santos III
57. Daniel Martin Schneider
58. Atilla Selek
59. Muhammad Abdallah Salih Sughayr
60. Angelo Ramirez Trinidad
61. Adem Yilmaz
62. Zulkarnaen
Lista e kompanive qe i takojne ose bashkepunojne me organizaten Al-Kaeda
1. Al-Qaida in Iraq
2. Al-Qaida in the Arabian Peninsula aqap
3. Islamic Jihad Group
4. Meadoebrook Investments Limited
5. Movement for Reform in Arabia
6. Ozlam Properties Limited
7. Rajah Solaiman Movement
8. Sanabel Relief Agency Limited
9. Sara Properties Limited

Kryeprokurorja Rama ne takimin per krimin e organizuar
TIRANE - Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama po merr pjese ne takimin vjetor te Shoqates Nderkombetare te Prokuroreve qe organizohet ne Hage. Konferenca e Prokuroreve qe ka nisur dy dite me pare perfundon sot. Tema e ketij takimi fokusohet ne bashkepunimin nderkombetar kunder krimit te organizuar gjetja e formave dhe lehtesirave te bashkepunimin apo hetimeve te perbashketa. Bashkepunimi nderkombetar shihet si nevoje globale dhe jo vetem rajonal. Gjithashtu nje teme tjeter e rendesishme e ketij takimi ishte dhe bashkepunimi i institucioneve te Drejtesise ne drejtim te sekuestrimit te aseteve kriminale. Ne ditet e takimit nga prokuroret e Pergjithshem eshte diskutuar ne lidhje me krimin e organizuar trafikimin e qenieve njerezore ndihma e ndersjelle ne fushen penale arrestimi i personave qe i fshihen Drejtesise etj. Takimin e ka pershendetur dhe ministri i Drejtesise i Holandes Ernest Hirsch Ballin prokurori i Pergjithshem i ketij vendi Harm Brouer kryetari i Shoqates Nderkombetare te Prokuroreve Francois Falleti.

8 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›