E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbi 1.3 milionë të punësuar në Shqipëri

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, shprehu falënderim të veçantë për kontributin e të gjithë të punësuarve në Shqipëri.

Sipas tij në Shqipëri ka mbi 1.3 milionë të punësuar.

1 Maji, i quajtur edhe Dita e Punëtorëve ose Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, është dita që përkujton betejat dhe arritjet e bëra nga punëtorët dhe lëvizja punëtore.

Ajo festohet në shumë vende më 1 maj, ndërsa në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, një festë e ngjashme, e njohur si Dita e Punës, kremtohet të hënën e parë të shtatorit.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›