E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Nju Jorkut, me humbje edhe bursat aziatike

Pas renies se thelle te Wall Street, edhe bursat aziatike dhe ato te Paqesorit kane filluar me humbje diten e sotme.

Pas kontraktimeve te para treguesi “Nikkei” ne Japoni ra me 4.3 perqind, “KOSPI” ne bursen e Seulit u pakesua me 4.5 perqind, “All Ordinaries” ne Australi u zvogelua me 3.3 perqind, kurse treguesi “Hang Seng” ne Hong Kong humbi 5.1 perqind.

Wall Street dje ne mbremje shenoi humbjen me te thelle qe prej marsit 2003.

Reagimi negativ erdhi pas publikimeve te mbledhjes e fundit te FED-it qe nxori ne pahe rrezikun per recesion te ekonomise amerikane vitin e ardhshem.

“Dow Jones” ra me 5.09 perqind, “Nasdaq” humbi 6.53 perqind, kurse “S&P500”, 6.06 perqind.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›