E Shtunë, 31 Tetor 2026

Axhenda dixhitale e Shqipërisë, Sequi: E rëndësishme për KE-në

Tiranë- Ettore Sequi, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, deklaroi sot gjatë konferencës për zhvillimin e shoqërisë së informacionit, se teknologjia dhe axhenda dixhitale është shumë e rëndësishme për Komisionin Europian.

Një axhendë dixhitale ndihmon qeverinë të jetë sa më transparente me qytetarët e vendit. Dhe minimizon korrupsionin dhe shkeljet, sepse gjithçka monitoret dhe realizohet nëpërmjet sistemeve kompjuterike.

Në konference ishte i ftuar edhe kryeministri i vendit Berisha, i cili më heret theksoi se dixhitalizimi i vendit është një ndër sfidat primare të qeverisë së tij.

Duke theksuar se në vitet e fundit është rritur mesatarja e dixhitalizimit të vendit tonë, në krahasim me vitin 2005.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Jensen: Integrimit të Shqipërisë i nevojiten vepra, jo fjalë
  2. Dixhitalizimi, Berisha: Shqipëria mbi 30%, Europa 63%
  3. Franca leksion futbolli Shqipërisë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›