E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Ftohen qytetarët të diskutojnë për programin

Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar i ka bërë thirrje të gjithë të larguarve nga PS-ja, mbështetësve apo simpatizantëve se dera e partisë është e hapur për ta.

Madje ai ka bërë me dije se duke filluar që nga dita e martë program i ri i PS-së Rilindja Shqiptare do tu shpërndahet të gjitha degëve të partisë. Gjatë fjalës së tij kreu socialist Rama u shpreh se ky program do të jetë pronë e sa më shumë shqiptarëve.

Mbledhja e organizatave për diskutimin e programit do të bëhen të hapura, të ftohen në mbledhje mbështetës të partisë dhe qytetarë të interesuar në çdo qendër votimi e çdo fshat. Kjo duhet të shkojë paralelisht me hapjen e partisë, të nisë puna për rritjen 30% të anëtarësisë socialiste në 2012. Programi do të bëhet pronë e sa më shumë shiqptarëve- tha Rama.

Kryesocialisti Rama theksoi se do jetë vetë Partia Socialiste që do të shkojë tek njerëzit, dhe jo njerëzit drejt saj.

Programi është dera jonë e hapur. Çdo organizatë e PS duhet të hapë derën e saj për këdo që do ta diskutojë me ne këtë program dhe të bashkohet me ne për ta bërë atë realitet, kjo nuk nënkupton një mbledhje të hapur dhe as që njerëzit të vijnë drejt nesh, por ne të shkojmë te njerëzit- nënvizoi ai.

Shkrime të tjera me interes:

  1. PS, prezanton programin e ri politik
  2. Rama: Strategjia jonë, politika e dorës së shtrirë
  3. Rama: I hapëm derën plehrave të komshinjve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›