E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 ditët në krye të Bashkisë, Basha: Realizova premtimet

Tiranë- Lulzim Basha, kreu i bashkisë së kryeqyteit ka bërë publik bilancin e 100 ditëve të tij në krye të Bashkisë së Tiranës. Kreu Basha është shprehur në fjalën e tij se ai dhe stafi i tij kanë qënë të hapur me qytetarët dhe një nisme e tillë do të vazhdojë.

Në qëndër të veprimtarisë është një bashki e hapur për qytetarët dhe kjo është reflektuar më së miri në përaqitjen që kemi patur me qytetarët. Kjo pratikë do të ndiqet edhe më tej dhe më vonë do të bëjmë publik për bashkëpunimin me qytetarët. Në themel qëndron bindja jonë që mënyra për t`i trajtuar problemet e qytetarëve është dëgjimi i tyre. Bashkëbisedimi me qytetarët ka qënë i frytshëm dhe një mënyrë me këmbë në tokë për të matur eficencën e bashkisë- u shpreh Basha.

Përsa i përket hipotekimit të shtëpive në kryeqytet kreu i bashkisë Basha u shpreh se ky tashmë është një proces i cili do të marrë zgjidhje sa më shpejt.

Pasi konstatuam shqetësimin e qytetarëve pas takimeve që kam kryer direkt me ta, ky ishte një problem madhor në Tiranë. Faza e parë e këtij procesi mbaroi, i dyti kërkon 2-4 javë për të përfunduar, kurse faza e tretë që është dhe më problematike po shkon drejt zgjidhjes- cilësoi Basha.

Sipas kreut të bashksië më të madhe në vend çështja e punësimit po merr formën e premtuar, nuk zgjidhet brenda 100 ditëshit por do vazhdojë të punohet.

Brenda 100 ditëshit spikat premtimi ynë për punësimin. Kjo është një çështje që nuk zgjidhet brenda 100 ditësh, por ajo që mund të bëjmë ne është të hidhen hapat e duhur për të ardhmen, tha Basha.

Sipas kreut të bashkisë Lulzim Basha, është realizuar adresimi i sigurisë në trafik për shkollat e kryeqytetit. Hapja e konkursit për bulevardin e Tiranës, po ashtu ai për rehabilitimin e lumit, termat e referencës për tramvajin e Tiranës ishin çështjet që trajtoi Bashan në përfundim të fjalës së tij.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Basha: Tirana do të ketë xhaminë e munguar
  2. Basha i dorëzon titullin Qytetar Nderi, mbretit të Katarit
  3. Karta e Studentit, nënshkruhet marrëveshja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›