E Shtunë, 31 Tetor 2026

Axhenda e Berluskonit sot ne Tiranë

Tiranë-Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, sapo ka mbërritur në vendin tonë. Ai do të zhvillojë një vizitë disaorëshe, ku pritet të takojë personalite të shtetit si dhe kreun e opozitës. Berluskoni vjen në Shqipëri pas 6 vjetësh, kur u prit nga ish-Kryeministri Fatos Nano.

Sot vizita zyrtare e kreut të ekzekutivit italian pritet të konkretizohet me marrëveshje të mëdha, për dy parqe energjetike me vlerë 2.5 miliard euro.

Në orën 11.30 avioni i tij është ulur në aeroportin e Rinasit dhe për pak minuta mbërrin me makinë në Kryeministri ku e pret, Sali Berisha. Ai u prit ne Rinas vetëm nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Gjergj Lezhja. Mësohet se dy kryeministrat e vendeve fqinje të zhvillojnë bisedime kokë më kokë. Me pas është planifikuar një konference për shtyp.

Berluskoni do të takohet edhe me Presidentin, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryetarin e PS-së, Edi Rama.

Presindeti i Republikës, Topi në orën 17.00 do të shtrojë një drekë për nder të kryeministrit italian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›