Robinjo kritikon klubin, trajneri e fal
Ylli i Mancester Sitit, Robinjo nuk do te denohet nga trajneri i ekipit, Mark Hjuxh, per shkak te nje interviste, ku nder te tjera deklaronte se klubi i tij nuk ka mentalitetin e duhur fitues ne Premier Lige. Robinjo theksonte se lojtaret e klubit te tij jane shume te lumtur per te pranuar edhe vendin e dyte, ndersa sugjeronte trajnerin se ka probleme ne mbrojtje. Reagimi i Hjuxh pas intervistes, ishte: "Intervista eshte dhene pas ndeshjes me Arsenalin. Ka kaluar me shume se nje jave. Robinjo ka folur cfare i ka ardhur ne maje te gjuhes, prandaj nuk shohim asgje te keqe ne kete mes," - thote trajneri i Sitit. "Ai ka thene se ekipi duhet te mesohet me mentalitetin e fitores. Mire ka thene, jo vetem ne, por te gjithe klubet duhet te njihen me mentalitetin e fitores."