E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrin ne maje te botes, Ronaldo fiton Topin e Arte

Kristiano Ronaldo eshte konfirmuar zyrtarisht fitues i "Topit te Arte", per vitin 2008. Sipas te gjitha parashikimeve, ne vend te dyte u shpall lojtari i Barcelones, Lionel Mesi. Cmimi prestigjioz eshte dhene dje ne mengjes, nga revista e famshme franceze "France Football", e cila e bazon kete trofe ne vleresimet e 97 gazetareve sportive. Lojtari qe luan ne krah te Mancester Junajtid, doli i dyti gjate votimit te vitit te shkuar, pas yllit brazilian, Kaka. Ai shenoi 42 gola gjate sezonit te fundit, duke ndihmuar djajte te fitojne Premier Ligen dhe "Champions". "Une jam i pari, i dyti dhe i treti lojtar me i mire ne bote," - eshte shprehur Ronaldo, para se te publikohej fituesi i sivjetshem. 23-vjecari i kombetares se Portugalise eshte votuar unanimisht ne vendin e pare si lojtari me i mire i kontinentit (Pese lojtare votoheshin ne vazo te ndryshme, duke nisur nga pese pike per te parin e duke zbritur ne nje pike per te pestin). Ronaldo eshte lojtari i pare i Mancesterit qe fiton kete trofe te rendesishem, pas te madhit Xhorxh Best, ne vitin 1968 dhe i treti portugez, pas Eusebios dhe Figos. Me gjurin e demtuar ne fillim te ketij sezoni, Ronaldo eshte rikthyer ne ditet e tij me te mira, duke shenuar nente gola, gjate ketij sezoni. Pas fitimit te cmimit, ne nje interviste ekskluzive per revisten e famshme ne bote "France Football", e cila i dha cmimin ne fjale, Ronaldo, mes te tjerave, thote: "Kjo eshte nje prej diteve me te lumtura te jetes sime. Kete trofe e kisha enderruar qe kur isha femije." Kam shume emocione, aq sa nuk mund t'i pershkruaj dot." Ronaldo ka pranuar se eshte krenar qe i fiton kete cmim, i cili do ta rreshtoje ne vijim mes atyre qe kane lene gjurme te thella ne histori, mes me te mireve te te gjitha koherave. "Jam vetem 23 vjec dhe me duket e pabesueshme," - vazhdon ai. - "Ishin kandidate disa lojtare te tjere te medhenj, qe mund ta fitonin kete cmim, gjate ketij viti. E kuptoj se Lionel Mesi perfundoi ne vend te dyte dhe Fernando Torres ne te tretin, por edhe Ksavi qe doli i pesti. Ishin te gjithe kandidate te mundshem. Mund te ishin edhe ata fitues, ne vendin tim." Ronaldo insiston se fitimi i ketij trofeu e detyron ate qe te kerkoje me shume nga vetja, ne te ardhmen. "Nuk jam i befasuar, sepse jam i ndergjegjshem per gjithcka kam bere gjate vitit te kaluar," - thekson portugezi. - "Te gjithe njerezit qe me kane vleresuar me kete cmim, me duhet t'i falenderoj nga zemra. Faleminderit, po ashtu shume, edhe shokeve te ekipit tim, qe me lejuan dhe jam pra sot me i miri ne bote. Ky trofe eshte gje e madhe dhe une dua ta fitoj serish, sepse me duket fantastik. Prandaj, pas ketij momenti, duhet te zgjohem dhe t'i them vetes: "Deshiroj te jem me mire se kaq."

446 pike Siguroi Ronaldo dhe ishte emri i vetem qe u votua unanimisht, duke bere diferencen me te tjeret. Mesi dhe Torres kane fituar cmimin e argjendit dhe te bronxit, duke grumbulluar secili nga 267 pike dhe 165 pike. Ne vend te katert doli portieri i Real Madrid, Kasilajs dhe ne vend te peste, u vleresua Ksavi.

Aranit Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›