Ayala kthehet në Argjentinë

Ish kapiteni i Argjentinës, Roberto Ayala është kthyer në shtëpi në Buenos Aires pas 15 sezoneve në Evropë, duke iu bashkuar Racing Club.
Qendërmbrojtësi 36 vjeç i është bashkuar Racingut si futbollist i lirë nga Real Zaragoza.
“Ata ishin klubi i vetëm i interesuar për rikthimin tim. Të tjerët shprehën interesim pro kurrë nuk paraqitën ofertë konkrete” tha Ayala. Ish klubi i tij River Plate dhe Independiente ishin po ashtu të interesuar për mbrojtësin i cili i ndihmoi Argjentinës të arrij në çerekfinale të Kampionatit botëror më 1998 dhe 2006.