E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Ndeshja kundër Milanit, më e madhja e sezonit

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Milanit është ndeshja më e madhe e sezonit.

United udhëton te Milani më 16 shkurt, para se të presë italianët në ndeshjen e kthimit tre javë më pas.

"Mendoj se është ndeshja më e madhe e sezonit. Kupa Evropiane gjithmonë është diçka e veçantë për ne dhe kemi pasur disa mbrëmje të mahnitshme në Old Trafford. Thjesht shpresoj të kemi edhe një".

"Do të jemi në udhëtim në ndeshjen e parë, që nuk do të jetë e lehtë, por jam i sigurt se ndeshja vendimtare do të jetë ajo në Old Trafford", ka thënë Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›