Erjon Tola, i vetmi sportist shqiptar në Lojrat Olimpike Dimerore Vankuver 2010

Presidenti i Republikes, Bamir Topi i ka dorëzuar flamurin kombëtar skiatorit Erjon Tola, i cili eshte sportisti i vetem shqiptar qe do te marre pjese ne Lojrat Olimpike Dimerore Vankuver 2010. Ne ceremonine e veçante te zhvilluar ne seline e presidences pervec delegacionit te lojrave dimerore kane marre pjese edhe drejtuesit me te larte te Komitetit Olimpik Shqiptar dhe ministrise se sportit. Ne fjalen e rastit presidenti Topi, e ka cilësuar si nje moment te veçante dorëzimin e flamurit, i cili do te valevitet per here te dyte ne nje kompeticion te tille.
“Ndjehem vërtetë i nderuar, ndiehem i emocionuar në këtë ceremoni dhe
për një arsye tjetër: që i vjen radha sërisht dorëzimit të flamurit
kombëtar Erionit duke i uruar atij dhe sportit shqiptar suksese në këtë
kompeticion, por edhe në shumë kompeticione të tjera” tha Topi.
Per here te pare Shqiperia eshte perfaqesuar ne Lojrat Olimpike Dimerore
te Torinos ne vitin 2006 dhe atehere sportisti i vetem qe ka marre
pjese ka qene Erjon Tola. Skiatori shqiptar, i cili jeton ne Itali eshte
shprehur shume i emocionuar pas marrjes se flamurit kombëtar.“Jam shumë
krenar dhe i lumtur për të përfaqësuar Shqipërinë për herën e dytë në
Olimpiade. Shpresoj që të jem një shembull për gjithë moshatarët e mi”
tha Tola.
Lojrat Olimpike Dimerore Vankuver 2010 do te nisin me 12 shkurt dhe do
te mbyllen ne daten 28 te këtij muaji.
Nertan Prifti