Mexes, objektiv i Juventusit

Qendërmbrojtësi i Romës, Philippe Mexes është objektivi kryesor i Juventusit për afatin kalimtar të verës, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Tuttosport, të mërkurën.
Drejtuesit e Bianconerëve kërkojnë reprezentuesin francez për të zgjedhur problemet në repartin defansiv ndërsa Mexes thuhet se nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin Claudio Ranbieri derisa ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës së tij me klubin.
Roma do të kërkoj mbi 10 milionë euro për mbrojtësin, paga e së cilit do të mund të paguhej lehtë nga buxheti i Juventusit.