E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azem Hajdari do të prehet në "Varrezat e Deshmoreve"

Heroi i Demokracise, Azem Hajdari nga sot do te prehet ne varrezat e “Deshmoreve te Kombit”. Ne nje njoftim te saj, Bashkia e Tiranes thekson se me daten 12 shtator, personalitete te larta te jetes politike nga Shqiperia dhe me gjere, kryetaret e partive politike, studentet e dhjetorit ‘90, intelektualet, nismetare te levizjes per demokraci, miq, shoke dhe kolege te Azemit do te kryejne homazhe per nder te tij e me pas ta percjellin per ne varrezat e “Deshmoreve te Kombit”. Sipas Bashkise, ne oren 10:00, ne Pallatin e Kongreseve do te kryhen homazhe, ne nderim te “Heroit te Demokracise” Azem Hajdari, ndersa ne oren 12:00, kortezhi i permortshem me arkivolin e vendosur ne shtratin e topit, do te niset per ne varrezat e “Deshmoreve te Kombit”. Ne oren 12:30, do te nise ceremonia e varrimit ne varrezat e “Deshmoreve te Kombit”. Protokolli shteteror parashikon gjithashtu edhe institucionin qe do te marre persiper shpenzimet per ceremonine, qe do te zhvillohet per rivarrosjen e eshtrave te Azem Hajdarit. “Shpenzimet e funeralit shteteror perballohen nga Keshilli i Ministrave. Ceremonia permbledh keto momente kryesore: lista e pjesemarresve, personalitete, te huaj, miq, familjare; njoftimi i trupit diplomatik; ceremonia fetare, nese eshte e nevojshme dhe menyra e vendosjes se pjesemarresve; rregullimi i shtratit te topit dhe flamurit qe do te mbuloje arkivolin; rrugekalimi i kortezhit te permortshem; oficeri drejtues; truproja e nderit; banda e Republikes; motocikletat e shoqerimit; berja gati e vendvarrimit ne Varrezat e Kombit; mbajtesit e arkivolit”, thuhet ne aktin e qeverise i cili u miratua javen e kaluar. Azem Hajdari, Heroi i Demokracise mban titullin me te larte te Republikes se Shqiperise “Urdhrin e Flamurit” dhe urdhrin me te larte ne Republiken e Kosoves, “Medaljen e Larte te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit”, te dhene nga ish – Presidenti Ibrahim Rugova. Azem Hajdari eshte “Qytetar Nderi i Tiranes” dhe pothuajse i te gjithe Bashkive dhe komunave te Republikes se Shqiperise.

Pervjetori

Me rastin e 15-vjetorit te vrasjes se themeluesit te Partise Demokratike, eshte parashikuar zhvillimi i nje ceremonie te detajuar per nderimin e figures se tij. Keshtu, 12 shtatori kete vit nuk do te kujtohet si vitet e tjera, vetem me vendosjen e kurorave me lule ne monumentin e tij fare prane selise se vjeter te Partise Demokratike dhe me vizitat e rastit ne familjen e Azemit, por me nje protokoll shteteror, i cili po detajohet gjate ketyre diteve.

Kortezhi

Levizja e kortezhit behet ne oren 10:00. Arkivoli i vendosur ne shtrat topi, i mbuluar me flamur kombetar, niset nga vendndodhja, i shoqeruar nga gjashte truproja nderi, tri ne cdo ane. Perpara kortezhit ecen truproja e nderit e Gardes se Republikes dhe truprojat me jasteket e kuq te dekoratave. Kortezhi ecen ne kembe deri tek ura e Lanes dhe prej ketej drejtohet i motorizuar te Varrezat e Kombit. Prane varrit jane percaktuar vende te vecanta per familjaret, personalitetet e larta te ftuar dhe per truprojen e nderit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›