Basha: Nje provokim i dyte na nxjerr ne shesh
Grupi parlamentar i Partise Demokratike vendosi mbreme ne nje mbledhje urgjente te thirrur nga kryetari Lulzim Basha, pas bojkotit te Kuvendit, qe te nise protestat ne rast se maxhoranca provokon serish me gjuhen e urrejtjes. Deklarata eshte bere nga vete kreu i PD-se, Basha pas mbledhjes se grupit ne nje deklarate per mediat, ku tha se reagimi i djeshem i opozites, ishte i natyrshem sepse ai refuzon te pranoje perdorimin e gjuhes se urrejtjes dhe te baltosjes. Por Basha shtoi se nese maxhoranca provokon serish opoziten, shqiptaret do te pergjigjen duke dale ne shesh. “Pasneser do te na kete perballe per t’i kujtuar se ka pergjegjesi te pergjigjet perpara shqiptareve per premtimet e bera dhe ne nuk do japim paqe asnje minute per premtimet e bera, sikur nuk do pranojme gjuhen e urrejtjes dhe te provokimit dhe ne rast se ai perdor edhe njehere provokimin atehere shqiptaret do t’i kete ne cdo shesh”, eshte shprehur Basha. Kreu i PD-se e cilesoi seancen e djeshme parlamentare nje akt te paprecedente te rikthimit te trashegimise se eterve. Ai tha se Rama nuk mund te perdore lancimin e opozites si alibi per te fshehur premtimet e bera. Basha tha se opozita do te jete e pranishme ne parlament per te diskutuar programin e qeverise dhe per te bere transparence per cdo premtim me te cilin koalicioni i tij erdhi ne pushtet. “Sot ka ndodhur nje akt i paprecedente ne historine 22-vjecare te Shqiperise demokratike. Nderkohe qe pritej qe kryesocialisti nga foltorja e parlamentit te tregonte programin per te arritur premtimet me te cilat koalicioni ka ardhur ne pushtet. Ne menyre te paprecedente u perdor kjo foltore per te lancuar nje gjuhe urrejtje dhe mllefi ndaj opozites shqiptare. Duket qarte se kemi te bejme me nje mendesi te vjeter te tejkaluar prej kohesh nga paraardhesit por qe rikthehet. Rilindja e gjuhes se urrejtjes. Duket se ishte e vetmja alibi e kryesocialistit per t’i ikur programit te premtimeve te bera gjate fushates”, eshte shprehur Basha. Ai tha se grupi parlamentar i PD-se nuk do te perdore praktiken e bojkotit por do te beje transparence per cdo premtim. “Sot kryesocialisti deshtoi plotesisht ne paraqitjen e programit. Ai ia doli te riktheje gjuhen e urrejtjes dhe te akuzes dhe te perbaltjes se kundershtarit. Ai mori pergjigjen sot, te refuzimit te gjuhes se urrejtjes. Ai nuk do mund t’i iki pergjegjesise se transparences. Siguroj qytetaret shqiptar se PD mbetet thellesisht e perkushtuar ndaj kauzes se tyre legjitime per te garantuar cdo marredhenie transparente dhe per te marre pergjigje shteruese per cdo ceshtje”, eshte shprehur Basha.
Qendrimi
“Sot kryesocialisti deshtoi plotesisht ne paraqitjen e programit. Ai ia doli te riktheje gjuhen e urrejtjes dhe te akuzes dhe te perbaltjes se kundershtarit. Ai mori pergjigjen sot, te refuzimit te gjuhes se urrejtjes. Ai nuk do mund t’i iki pergjegjesise se transparences. Siguroj qytetaret shqiptar se PD mbetet thellesisht e perkushtuar ndaj kauzes se tyre legjitime per te garantuar cdo marredhenie transparente dhe per te marre pergjigje shteruese per cdo ceshtje”, eshte shprehur Basha.