Opozita braktis seancen, Berisha: Rama na shpalli lufte Eljona Ballhysa
Deputetet e Partise Demokratike kane braktisur seancen e Kuvendit, duke mos e degjuar shpalosjen e programit te qeverise nga Kryeministri i ri Edi Rama. Ndersa Rama kishte rreth 20 minuta qe kishte nisur fjalimin e tij, i pari qe eshte cuar nga karrigia ka qene ish-kryeministri Sali Berisha i cili me pas eshte ndjekur nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe deputetet e tjere te PD-se, te cilet jane larguar nga salla e Kuvendit. Ne nje deklarate per mediat Berisha tha se opozita nuk mund te qendronte me ne salle e te degjonte fyerjet e Rames, i cili nuk beri gje tjeter vecse shpalli lufte. Ish-kryeministri e cilesoi fjalimin e Rames banal e paranojak, ndersa shtoi se ai i ka ditet e shkurtra. “Ne nuk mund te qendronim dhe te degjonim nje retorike te ulet, me sharje dhe fyerje ndaj opozites. Mendon se do te munde te kaperceje premtime alla Papandreu me te cilat mashtroi dhe mori voten e shqiptareve. Programi i tij eshte nje ligjerate bajate e nje OJQ-je familjare, e cila nuk ka as edhe nje kosto brenda, as edhe nje buxhetim. Te vetmet shifra qe do te gjeni ne program jane 300 mije vende pune pa asnje lloj kosto”, eshte shprehur Berisha. Sipas tij Rama nuk argumenton premtimet e bera per sherbim shendetesor falas, per demshperblim brenda dy viteve te te perndjekurve, per legalizime falas, per ulje te taksave per 95% te shqiptareve. “Ne keto rrethana, nuk kishte hapesire per te ndjekur ligjeraten paranojake, banale te nje Piktori deshtak qe sot flet ne emer te qeverise. I rikujtoj zoterise se sot jane dy data. 11 shtatori qe nderon gjithe njerezimi viktimat e Nju Jorkut, por dhe 11 shtatori i Pinocetit. Moralisht shprehu nderim per te parin, por ne shpirt kishte te dytin. Ne erdhem ketu, por Rama na shpalli lufte. Ajo qe maxhoranca beri ishte e papare, nuk ndodh dhe ne Korene e Veriut qe diskutimi te behet pa e marre materialin dhe pa i dhene qofte nje dite te vetme kohe. Nese vijohet ne kete menyre deshmohet se eterit jane aty. E degjuat krahasimin me vitin ‘92, kjo eshte hakmarrje. Por ne kete rruge do i kete ditet e shkurtra. Demokratet nuk mposhten, pasi demokratet jane te pathyeshem”, - u shpreh ish-kryeministri Berisha. Nuk ka vonuar shume dhe ish-kreu i PD-se, ka postuar nje mesazh ne facebook. “Demokrate dhe demokrate, shqiptare dhe shqiptare, keta jane neobllokmenet, te mbushur me urrejtje dhe vetem urrejtje te eterve te tyre. Ne jemi ketu te gatshem per cdo qendrese, cdo sakrifice! Te gjithe jemi dhe do te jemi ne kembe! Te dashur miq, sharje, urrejtje dhe poshterime ndaj opozites dhe popullit opozitar, ky eshte programi i Edvin Kristaq Rames dhe neobllokmeneve ne pushtet”, ka shkruar Berisha.
Mesazhi
“Demokrate dhe demokrate, shqiptare dhe shqiptare, keta jane neobllokmenet, te mbushur me urrejtje dhe vetem urrejtje te eterve te tyre. Ne jemi ketu te gatshem per cdo qendrese, cdo sakrifice! Te gjithe jemi dhe do te jemi ne kembe! Te dashur miq, sharje, urrejtje dhe poshterime ndaj opozites dhe popullit opozitar, ky eshte programi i Edvin Kristaq Rames dhe neobllokmeneve ne pushtet”, ka shkruar Berisha.
Qendrestaret
Te vetmit qe ndoqen deri ne fund fjalimin e kryetarit te Partise Socialiste njekohesisht dhe Kryeministri i dekretuar Edi Rama kane qene tre deputete, pjesetare te opozites. Kryetari i Partise Levizja per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehu, ish-deputeti i Partise Socialiste, tashme deputet i Partise Demokratike, Gjovalin Kadeli si dhe anetari i Partise per Drejtesi dhe Integrim Tahir Muhedini. Keta deputete ndryshe nga pjesa tjeter e opozites vendosen te qendrojne ne salle duke qendruar deri ne fund kur perfundoi fjalimin i Kryeministri te ri, Edi Rama.
Basha: Qendrimi i unifikuar i opozites sprapsi mazhorancen
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi dje paradite Grupin Parlamentar ne te cilin u vendos qe deputetet demokrate te marrin pjese ne seancen e pasdites. Pas mbledhje Basha tha per mediat se qendrimi i unifikuar i opozites i ndermarre nje dite me pare, sprapsi maxhorancen nga veprimet antikushtetuese. Basha tha se transparenca dhe llogaridhenia jane standarde te demokracise, per te cilat opozita gjithmone do te luftoje. “Dje pati nje perpjekje antikushtetuese per te imponuar me gjuhen e arrogances, nje standard te vjeter dhe te tejkaluar ne raport me komunikimin me opoziten dhe nje standard te ri te rrezikshem per sa i perket mungeses se transparences. Qendrimi yne i djeshem, i prere per te denoncuar kete qendrim te papranueshem si ne forme ishte vetem ne mbeshtetje te aspirates se cdo qytetari shqiptar per nje nderveprim transparent”, tha Basha.