E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic Clinton viziton Beogradin ne tetor

Sekretarja e Shtetit

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ne tetor do te qendroje per nje vizite ne Beograd. Lajmin e ka bere te ditur vete Presidenti i Serbise Boris Tadic dy dite me pare. Duke folur per bisedimet ndermjet Beogradit dhe Prishtines Tadic ka thene se ky dialog duhet te hape perspektiva te reja per serbet dhe shqiptaret e Kosoves. Nuk synojme qe si vend te kthehemi ne gjendjen politike te viteve lsquo90 por zgjidhja nuk eshte qe njera pale ndash shqiptaret e Kosoves ndash ti fitojne te gjitha ndersa Serbia ti humbe te gjitha ka theksuar Tadic. Ai ka pohuar se ne Nju Jork ka biseduar me zyrtaret e Bashkimit Europian rreth integrimeve europiane dhe se qellimi i Serbise eshte qe deri ne vitin 2012 te filloje bisedimet per hyrje ne BE. Sipas gjasave qendrimi i udhetimit ne Beograd te numrit nje te Departamentit te Shtetit eshte pikerisht perfshirja e Uashingtonit ne bisedimet mes Serbise dhe Kosoves. Kane qene kreret e Prishtines zyrtare te cilet kerkuan qe pervec BE-se ne negociata te jene aktive edhe amerikanet.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›