Azerbajxhan-Shqiperi, statistikat flasin shqip

Perballja e sotme e kombetares kuqezi kunder Azerbajxhanit do te jete e katerta mes dy perfaqesueseve. Bilanci i ndeshjeve te meparshme flet shqip, pasi kombetarja jone ka regjistruar 3 fitore ne po kaq takime.
Takimi i pare eshte zhvilluar ne 8 shkurt te vitit 2000 ne kuader te turneut “Rothmans” ku Shqiperia ka fituar 1-0 me gol te mesfushorit Edvin Murati ne minuten e 37-te. Ne kete turne, kuqezinjte kane fituar edhe trofeun “Rothmans”.
Perballja e dyte daton 2 vjet me pas, pikerisht ne 27 mars te vitit 2002 ku kombetarja e drejtuar nga Demollari fitoi po 1-0 me gol te Igli Tares ne minuten e 39-te.
Ne 17 gusht te vitit 2008 dy kombetaret jane vene perballe njera-tjetres per here te trete po ne kuader te nje miqesoreje. 2-1 ka qene rezultati perfundimtar i takimit ku per miqte kaloi ne avantazh Takishzahda, por Alban Bushi dhe Lorik Cana i kane dhuruar serish fitoren kombetares tone.