E Diel, 1 Nëntor 2026

Celtic, Boruc aktiv jashte fushe

Sipas gazetes skoceze “Daily Record”, Boruc eshte fotografuar ne gjendje te dehur dhe me cigare kubaneze.

Eshte transferuar ne Varshave per te marre veten nga nje demtim i rende, por kete kohe ai e shfrytezon per te kaluar ore te tera nen shoqerine e femrave, alkoolit dhe duhanit. Behet fjale per portierin e Celtic, Artur Boruc, i cili eshte fotografuar ne momente intime nga gazetaret polake.

Sipas gazetes skoceze “Daily Record”, Boruc eshte fotografuar ne gjendje te dehur dhe me cigare kubaneze. Numri 1 i skuadres skoceze dhe kombetares polake njihet per jeten e shthurur pasi ne te shkuaren, klubi i tij e ka gjobitur per shkak te sjelljeve te ngjashme.

Mediat vendase bejne me dije se edhe ne muajin gusht pas ndeshjes kunder Ukraines, ai kishte shkuar ne kinema per te pare nje film, por me pas e ka lene veten ne shoqerine e veseve. Tashme pritet qe skuadra e Celtic te marre masa mjaft te ashpera ndaj lojtarit ne fjale, i cili duket se eshte me aktiv jashte se brenda fushe.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›