E Diel, 1 Nëntor 2026

Katalonje, Vettel vazhdon te dominoje testet

Piloti gjerman ka arritur kohen me te mire edhe ne testet e dites se sotme pasi ka kryer 75 xhiro ne piste.

Sebastian Vettel me Toro Rosso vazhdon te dominoje testet dimerore qe po zhvillohen ne Katalonje nga skuderite e Formula 1 qe po punojne me makinat e sezonit te ardhshem.

Piloti gjerman ka arritur kohen me te mire edhe ne testet e dites se sotme pasi ka kryer 75 xhiro ne piste. Ai e ka ndaluar kronometrin ne kohen 1:19:295. Kohen e trete me te mire e ka regjistruar piloti tjeter i skuderise Toro Rosso.

Nderkohe, ferraristi Luca Badoer ka mundur te renditet vetem ne vendin e 11-te, ndersa McLaren me Gary Puffet ka zene vendin e katert, i ndjekur nga Jenson Button me Honda dhe BMW-te e Klien e Heidfeld.

Xhiro te mira edhe per nispin e ish kampionit Airton Senna, Bruno Sena. Kolaudatori i Renault eshte renditur ne vendin e tete me kohen 1:22:148.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›