Adriano, e ardhmja vendoset ne dhjetor

Per te mesuar te ardhmen e tij, Adriano nuk duhet te duroje me shume se nje muaj. Lojtari i Interit, ne prag te divorcit me skuadren ku luan prej disa vitesh, po behet gati per t’u larguar nga Milano. Kete e konfirmion agjenti i tij, Gilmar Rinaldi, sipas te cilit, gjithcka do te qartesohet ne muajin dhjetor.
“Per momentin nuk ka asgje te re. Bashke me Interin do ta vleresojme gjendjen ne muajin dhjetor kur do zhvillojme edhe nje takim te rendesishem”, theksoi Rinaldi, i cili nuk ka preferuar te zbuloje emrat e skuadrave te interesuara per “Perandorin”. Nderkohe, sipas te dhenave te pakonfirmuara, ne gjurmet e brazilianit jane Lion, Manchester City e Fluminense ne Brazil.
Prej disa javesh Adriano po ngroh stolin e Interit per shkak te mosmarreveshjeve me teknikun Mourinho. Sezoni i tij filloi me kemben e mbare, por perplasjet filluan pas episodit kur braziliani u paraqit me vonese ne stervitje per shkak se kishte kaluar naten jashte.