Azerbajxhan, policia përdor gaz lotsjellës kundër protestuesve

Forcat e sigurisë në Azerbajxhan kanë hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome, me qëllim shpërndajen e pjesëmarrësve në trazirat në qytetin Quba.
Autoritetet thonë se katër persona, përfshirë edhe tre policë, janë plagosur.
Të paktën një gazetar është në mesin e të plagosurve nga përleshjet e policisë me protestues.
Protestuesit, që po kërkojnë dorëheqjen e guvernatorit Rauf Habibov, sot i kanë thyer dirtaret në ndërtesat qeveritare dhe ia kanë vënë zjarrin një ndërtese që mendohej se i takonte Habibovit.
Më vonë autoritetet kanë thënë se e kontrollojnë situatën në qytet, ku po patrullonin forcat e sigurisë dhe makinat e blinduara.
Këto trazira ndodhen për shkak të komenteve të Habibovit se banorët në qytetin Quba janë tradhtarë.