Rusia akuzon SHBA-në për ndërhyrje në zgjedhje

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të ndikojnë në procesin zgjedhor duke i financuar grupet opozitare.
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha sot se Shtetet e Bashkuara po ndjekin periudhën e Luftës së Ftohtë, por sipas tij, “kanë kaluar ditët kur Rusisë i jepeshin leksione dhe predikime”.
Lavrovi tha se Amerika ka legjislacion strikt, që e ndalon financimin e jashtëm në fushatat zgjedhore dhe se Rusia mund ta ndryshoj ligjin e vet, për të qenë e sigurt se kjo do të vlente për organizatat joqeveritare në Rusi.
Këto komente u bënë pas goditjes shtetërore kundër monitoruesit zgjedhor “Zëri” me seli në Moskë, që kishte marrë financa nga Perëndimi.