Zv.ministri i jashtëm i Koresë Veriore viziton SHBA-në
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se një zyrtar i lartë i Koresë Veriore do të vizitojë Shtetet e Bashkuara, javën e ardhshme, për të marrë pjesë në një konferencë të sigurisë në një universitet amerikan.
Sipas mediave amerikane zëvendës ministri i jashtëm, Ri Jong-Ho, që është edhe përfaqësues i Koresë Veriore në bisedimet e ndërprera gjashtë-palëshe për çarmatim do të zhvillojë një vizitë në SHBA nga data 7 deri në 9 ku do të marrë pjesë në një konferencë në Universitetin Sirkuza në Nju Jork.
Të mërkurën, Uashingtoni dhe Pheniani shpallën se Koreja Veriore do të ndalë provat atomike raketore dhe pasurimin e uraniumit dhe se do lejojë kthimin e inspektorëve të OKB-së.
Në një veprim kthyes, Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë ndihma në ushqim për këtë vend të varfër.