E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, largohen aktivistët perëndimorë

Aktivistët amerikanë dhe të vendeve të tjera për demokraci janë larguar nga Egjipti me një aeroplan të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, pas vendimit gjyqësor për tërheqjen e ndalesës së udhëtimit për ta.

Agjencia zyrtare e Egjiptit, MENA, raportoi se 15 persona të jashtëm, pjesa më e madhe e tyre amerikanë, janë larguar.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se personat e tjerë në aeroplan ishin nga Serbia, Norvegjia, Gjermania dhe nga Territoret Palestineze.

Sipas saj, pagesat individuale raportohet se kanë arritur shumën e tërësishme në afro 5 milionë dollarë, që ishin paguar nga Organizatat Joqeveritare punëdhënëse.

Në muajin dhjetor, Egjipti ka bastisur zyret e 10 grupeve për demokraci dhe të drejta të njeriut, duke i akuzuar punëtorët se po përdorin fonde ilegale dhe po i financojnë protestat kundër ushtrisë, e cila po qeverisë në Egjipt.

Zëdhënësja Nuland tha se Uashingtoni mbetet “thellësisht i shqetësuar” për dënimin e grupeve të shoqërisë civile në Egjipt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›