Azerbajxhan, zbulohet komploti për vrasjen e diplomatit izraelit

Tre persona në Azerbajxhani janë arrestuar pasi akuzohen për një komplot për ta vrarë ambasadorin e Izraelit në këtë vend, Majkël Lotem, dhe dy pjesëtarë të një shkolle izraelite në kryeqytetin Baku.
Ministria e sigurisë në Azerbajxhan tha se njëri prej tre të arrestuarve, Balagardash Dadashov, kishte lidhje me agjensitë e inteligjencës së Iranit, që i kishte premtuar tu paguajë tre shtetasve 150 mijë dollarë, për ta vrarë ambasadorin dhe dy izraelitët e tjerë.