E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: Po na bëjnë presione

Është e vërtetë se kërkesat për heqje dorë nga Rezoluta 1244 nuk po na i shtrojnë brutalisht si në kohën e Milloseviçit, por me delikatesë, ka thënë shefi i ekipit serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanoviç.

Presidenti serb Boris Tadiç ka thënë se marrëveshja për përfaqësim rajonal të Kosovës mund të arrihet për 24 orë, nëse nuk ka presione për hequr dorë nga Rezoluta 1244.

"Të mërkurën në Beograd vjen ndërmjetësi i BE-së për bisedime me Prishtinën, Robert Cooper. Në atë moment mund ta arrijmë marrëveshjen, nëse në mbishkrimin e tabelës së prezantimit shënjohet se është sipas Rezolutës 1244”, ka thënë Stefanoviç për "Vecernje Novosti".

"Ne nuk mund të pranojmë që Prishtina ta ketë një tabelë të kaltër dhe shtetet tjera të kuqe. Në bazë të Rezolutës, Prishtina mund të prezantohet në organizatat ndërkombëtare pa paragjykuar statusin . Nëse ne heqim dorë nga ky dokument, i japim sinjale bashkësisë ndërkombëtare se po heqim dorë nga Kosova” ka theksuar Stefanoviç.

Në pyetjen nëse Prishtina mund të refuzoj çdo propozim serb derisa edhe Brukseli ta refuzoj në mars kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE, Stefanovç thotë se kjo është e vërtetë.

"Por, unë besoj se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë asnjë kalkulim për këtë temë. Në interesin e të gjithëve është që rajoni të stabilizohet dhe që të kemi raporte të rregulluara me Prishtinë, të cilat nuk nënkuptojnë njohjen e Kosovës. Ne nuk do të heqim dorë as nga BE e as nga Kosova. Nëse heqim dorë nga njëra, i humbim të dyja” ka shtuar ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›