E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Dinamikë efektive e procesit eurointegrues të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova ka një dinamikë efektive për procesin e integrimit evropian dhe për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur.

Në një intervistë për RTK-në, ai ka theksuar se të gjithë përfaqësuesit e Grupit Ndërkombëtarë Mbikëqyrës për Kosovën në takimin e Vjenës, e kanë përkrahur qëndrimin e Kosovës që gjatë këtij viti të përmbyllet pavarësia e mbikëqyrur.

Gjithashtu, sipas tij, të gjitha vendet e kanë përkrahur sovranitetin e plotë të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›