E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azerbajxhani fajëson Armeninë për vdekjen e ushtarëve

Baku, 1 shtator - Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka njoftuar sot se 3 ushtarë armenë dhe dy ushtarë të Azerbajxhanit janë vrarë gjatë luftimeve me armë në kufirin e Nagorno Karabakut.

Në një komunikatë të publikuar sot, ministria fajëson Armeninë për dhunën e së martës duke thënë se ushtarët armen kishin tejkaluar vijën e kontaktit dhe kishin tentuar që të sulmonin forcat e Azerbajxhanit, transmeton REL.

Ende nuk ka ndonjë kundër reagim nga ana armene.

Raportimet për përleshje të tilla në këtë rajon zakonisht hidhen poshtë nga pala tjetër. Të përkrahur nga Armenia, banorë etnikë armenë në Nagorno Karabak larguan Azerbajxhanin nga ky territor në fillim të viteve të 90-ta duke lënë rreth 30 mijë njerëz të vrarë.

Armenia dhe Azerbajxhani ende nuk kanë arritur të tejkalojnë mosmarrëveshjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›