E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton, takime të ndara me Abbasin dhe Netanyahun

Washington, 1 shtator - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka bërë të ditur se janë kryer të gjitha përgatitjet për mbajtjen në Washington të negociatave të drejtpërdrejta paqësore mes Izraelit dhe palestinezëve. Lidhur me këtë çështje, Hillary Clinton ka biseduar në Washington në takime të ndara me presidentin palestinez Mahmud Abbas, kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe homologët e saj nga Egjipti dhe Jordania, transmeton AP.

Presidenti amerikan Barack Obama, do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me Netanyahun, Abbasin, mbretin e Jordanisë Abdullahun dhe presidentin e Egjiptit Hosny Mubarakun. Negociatat e drejtpërdrejta paqësore do të fillojnë të enjten. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›