Azerbajxhani forcon kontrollin në internet
Azerbajxhani ka vendosur kontrolle më të ashpra në internet. Parlamenti i këtij vendi ka votuar pro ligjit i cili i cilëson shpifjet dhe abuzimet online, si vepra penale.
Ligji i ri parashikon që shkelësit e tij të dënohen deri në tre vjet burgim.
Grupet e opozitës thonë se ligji mund të përdoret për të frenuar deklaratat online.
Opozita zakonisht përdor mediat sociale për të koordinuar aktivitetet e saj.
Para se të votohej, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka thënë se ligji do ti vidhte publikut lajmet online dhe i ka bërë thirrje presidentit Ilham Aliev, që të vendosë veto mbi të.