E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, vijon seanca për rastin Kleçka

Vazhdon edhe sot në Prishtinë seanca gjyqësore për rastin Kleçka, e cila do të jetë e mbyllur për publikun. Në këtë seancë pritët që avokatët mbrojtës të marrin në pyetje dëshmitaren e koduar me shifrën Y.

Në seancën e djeshme dëshmitarja ka mohuar deklaratat e dhëna në vitin 2010 gjatë fazës së hetimeve, duke thënë se ka qenë nën presionin e prokurorit Maurizio Salustro dhe zyrtarëve të EULEX-it.

Ajo ka akuzuar prokurorin për presionet që i ka bërë për të dhënë dëshminë e saj kundër të akuzuarve në rastin Kleçka.

Dëshmitarja gjatë dhënies së dëshmisë kishte kërkuar që ta përfundonte dëshminë e saj sa më shpejt që është e mundshme që mos të krijoj trauma dhe shqetësime për familjen e saj por për shkak të pyetjeve nga ana e prokurorisë dëshmia e saj do të vazhdojë edhe sot.

Një prej të akuzuarve për rastin “Kleçka” është ish-ministri i transporteve të Kosovës dhe deputeti i PDK-së Fatmir Limaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›