Associated Press akuzon qeverine se po spiunon gazetaret
Në atë që duket se do të jetë një lloj «Epgejt», Associated Press ka denoncuar se departamenti amerikan i drejtësisë ka marrë në mënyrë sekrete për dy muaj të dhënat telefonike të gazetarëve. Agjencia amerikane e lajmeve e ka konsideruar si nëj veprim të paprecedent dhe që ndërhyn në mënyrë të padrejtë në punën dhe burimet e një organizate gazetareske. Drejtori ezekutiv i agjencisë Geri Pruit, ka deklaruar se janë informuar vetëm të premten e kaluar se janë sekuestruar regjistrimet e më shumë se 20 linjave telefonike që përdoren nga gazetarët. Linjat kanë qenë në Nju Jork, Hartford dhe Uashington, madje njëra prej tyre dhe me sallën e shtypit të dhomës së përfaqësuesve. Janë rreth 100 gazetarët që po kontrollohen dhe pse numri mund të jetë shumë më i madh. Në një letër proteste që Pruit i ka dërguar ministrit amerikan të drejtësisë Erik Holder është shprehur se nuk ka asnjë justifikim për një veprim të tillë. Shtëpia e Bardhë ka replikuar menjëherë duke thënë se nuk është në dijeni të veprimeve të departamentit të drejtësisë.