E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetaret e BE-se kane me pak besim se me pare

Sondazhi i organizuar nga Pju Risërç Senter, është bërë me mijra qytetarë nga tetë vende të ndryshme të Bashkimit Europian. Në këtë mënyrë ka dalë në pah dhe kënvështrimi i tyre për faktin në duhet ushqyer apo jo besimi në rimëkëmbjen e BE-së. Francezët të prekur nga kriza financiare besojnë se politikat e bashkimit europian për të përballuar problemet ekonomike nuk kanë qenë të drejta. Nga ana tjetër gjermanët edhe pse janë ata që besojnë më shumë në BE, janë dhe ata që kanë më pak mëshirë për popujt e tjerë. Ndërsa brotanikët që shpesh shihen si euroskeptikët më të mëdhenj janë ndarë në dy pjese për faktin në dueht qëndruar apo jo në Bashkimin Europian. Sipas sondazhit 91 për qind e francezëve mendojnë se ekonomia në vend është në nëj situatë të keqe. Sipas sondazhit ët bërë në muajin mars një nga arsyet kryesore të humbjes së besimit në Bashkimin europian është pikërisht kriza ekonomike. Ndërsa në Greqi, Itali dhe Spanjë njerëzit mendojnë se ka qenë pikërisht integrimi në BE që ka dobësuar ekonominë e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›