Azerbajxhani, me Izraelin kundër Iranit

Ndërkohë, të dy vendet e mohuan lajmin. Azerbajxhani është një ish-republikë sovjetike në kufi me Iranin, është i pasur me naftë dhe aleat i Perëndimit, pavarësisht se drejtohet nga një despot.
Por ky vend mund të zgjidhë problemin kryesor që strategët e Izraelit nuk kanë arritur ta zgjidhin, në kushtet kur amerikanët ia kanë mohuar ndihmën. Bazat ajrore të Azerbajxhanit mund të shërbejnë për të furnizuar aeroplanët e Izraelit gjatë rrugës së kthimit.
Kjo është një gjë e vogël në krahasim me fuqinë e stërmadhe ushtarake dhe mbështetjen diplomatike, që Netanyahu kërkon nga Washingtoni.
Por ndihma nga azerët mund të rezultojë gjithashtu vendimtare dhe mund t’i lejojë Izraelit të veprojë edhe pa ndihmën amerikane. Por një skemë e tillë mund të sjellë edhe rigjallërim të disa konflikteve në zonën e Kaukazit, që sot konsiderohen si konflikte të ngrira.