Bayerni synon Ligën e Kampionëve

Mesfushori Toni Kroos ka bërë të qartë se Bayern Munich synon të triumfojë në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti bavarez u mposht nga Chelsea në finalen e sezonit të shkuar të garës elite të klubeve evropiane. Dhe Kross është i përcaktuar të kompensojë dështimin e vitit të shkuar.
“Liga e Kampionëve është e rëndësishme sikurse Bundesliga”, deklaroi Kroos për Kicker. “Ne do të japim maksimumin për të triumfuar në Evropë. Ky është synimi ynë. Jemi të motivuar të shkojmë deri në fund”, përfundoi ai.