E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azerët do të blejnë kompaninë e naftës ARMO?

armoNë një kohë që punonjësit e kompanisë së naftës ARMO janë hedhur në protesta, gazeta Shekulli bën me dije se ARMO po blihet nga azerët.

Sipas burimeve të gazetës, palët janë në bisedime për transaksione dhe kanë rënë dakord në termat e përgjithshëm ekonomikë e teknikë, ndërkohë që nënshkrimi i kontratës është çështje ditësh.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se transaksioni do të kryhet me bilanc, çka do të thotë se pala blerëse, azerët, përveç të drejtave do të marrin përsipër edhe detyrimet që kompania ARMO ka ndaj të tretëve, shtetit dhe punonjësve të saj./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›