Azgan Haklaj nga Sheshi “Skënderbej”: Liri për çlirimtarët! Një komb UÇK!

Në kuadër të protestës “Liria ka emër” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, fjalën e tij para mijëra protestuesve e mbajti edhe Azgan Haklaj.
Nga foltorja, Haklaj theksoi me forcë mesazhin e unitetit identitar, duke përsëritur thirrjen:
“Nuk ka komb kosovar, kemi lindur dhe vdesim shqiptarë.”
Duke marrë fjalën para qytetarëve nga të gjitha trevat shqiptare, ai shpërtheu në thirrje për liri: “Se këtu jam dem baba dem, për Kosovë jap shpirtin tem! UÇK, UÇK, UÇK…. Liri për çlirimtarët! Një komb UÇK! I gjithë kombi UÇK.”
Haklaj, i cili bëri thirrje për “Një komb, një histori!”.
/rtsh.al/