Azgan Haklaj propozohet për prefekt të Lezhës
Që në korrik të vitit të kaluar, prefektura e Lezhës është pa drejtuesin e saj dhe kompetencat e prefektit i ushtron deri më tani sekretari i përgjithshëm i prefekturës. Kandidatura e Haklajt është propozuar nga PD-ja e Lezhës
TIRANE-Azgan Haklaj është një nga kandidaturat për postin e prefektit të Lezhës, vend i cili është bosh për shkak të vdekjes së parakohshme të prefektit Njazi Reçi. Që në korrik të vitit të kaluar, prefektura e Lezhës është pa drejtuesin e saj dhe kompetencat e prefektit i ushtron deri më tani sekretari i përgjithshëm i prefekturës. Kandidatura e Haklajt është propozuar nga PD-ja e Lezhës dhe nga Shoqata mbarëkombëtare e ish-të Përndjekurve dhe Persekutuarve Politikë. Propozimin e konfirmon sekretari i kësaj shoqate, Besim Ndregjoni. Ndërsa, Halkaj shprehet se, “e di që është bërë një propozim i tillë, po nuk mund të flas më tej, pasi nuk më takon mua”. Ndërsa, për postin e prefektit në këtë qytet është përmendur edhe emri i Arben Sefgjinit, i cili u tërhoq më pas, për shkak të problemeve që ai ka me Drejtësinë. Po kryeministrit Berisha pritet të vendosë ose për kandidaturën që ka në zyrë, ose për ta lënë prefekturën e Lezhës nën drejtimin e sekretarit të përgjithshëm deri në qershor, kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme.
Haklaj, ish-deputet i PD-së për qytetin e Tropojës dhe një figurë e njohur në aktivitetet politike të kësaj partie, që pas 2005 nuk ka qenë aktiv në politikë, duke ndjekur më tepër jetën artistike.
(d.b/GSH/BalkanWeb)