Azi bursat bien lehte pritet nderhyrja e bankave

Bursat aziatike janë kthyer në rënie të lehtë për këtë javë, pasi investitorët po presin masa konkrete që burojnë në premtimet e bankave qendrore globale për të stimuluar rritjen ekonomike. Gjithashtu edhe parashikimi për një ngadalësim të mëtejshëm të ekonomisë, kanë ulur optimizmin. Pas Kinës, që regjistroi shifrat më të dobëta të tregtisë në 3 vitet e fundit, edhe Japonia deklaroi se do të rritet 0.3% në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa parashikimet ishin për rritje me 0.6%.
Sipas autoriteteve japoneze kriza e borxheve në Eurozonë po rëndon në eksporte, ndërsa edhe shpenzimet konsumatore kanë filluar të humbasin vrullin. Gjatë kësaj jave, investitorët do të presin të dhënat mbi shitjet me pakicë në SHBA, shpenzimet konsumatore dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto në Eurozonë për tremujorin e dytë, që parashikohet të kontraktohet. Sipas pritshmërive, kriza 3-vjeçare e borxheve në bllok, do të ketë shtyrë në recesion të lehtë edhe Gjermaninë, në tremujorin e dytë të këtij viti.
Optimizmi i investitorëve ka qënë në nivele të larta gjatë 2 javëve të fundit, për shkak të pritshmërive se Banka Qendrore Europiane do të ndërhynte në tregun e bonove për të blerë borxhin e Italisë dhe Spanjës. Gjithashtu ekzistonin pritshmëri se edhe Rezerva Federale dhe Banka Popullore e Kinës do të lehtësonin më tej politikën monetare.