Rritet cmimi i naftes ne tregjet globale

Nafta “Brent” e Londrës u rrit përkohësisht përmbi 114 dollarë për fuçi në tregtinë aziatike, që njëkohësisht është niveli më i lartë në 3 muaj. Ndikimi vjen nga përshkallëzimi i tensionit midis Iranit dhe Izraelit që ka shtuar frikën për çrregullim të furnizimit global me naftë. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu deklaroi se kërcënimi më i madh për sigurinë e Izraelit është perspektiva e Iranit për të ndërtuar armën bërthamore duke dëshmuar për këtë tension konstat mes dy vendeve. Në tregtinë aziatike nafta “Brent” e Londrës u ngjit pranë 114 dollarëve për fuçi, por pas hapjes së bursave europiane u korrektua në 113.3 dollarë për fuçi. Ndërkaq, nafta Bruto amerikane u rrit me 73 cent, por më pas u tërhoq duke u tregtuar në rreth 93 dollarë për fuçi. Tensioni në vendet e lindjes është një nga arsyet kryesore që çmimet e naftës kërcejnë në tergjet ndërkombëtare. Rritja e ccmimit në këto tregje transferohet menjeherë ehde në tregje më të vogla, siç është ai vendas. Aktualisht çmimet e naftës në Shqipëri kanë pësuar një ulje të lehtë, por që pritet të mos jetë konstante.