E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfitimet nga kursi i kembimit

Monedha europiane  vijon të bie në tregun shqiptar valutor, duke kontribuar në forcimin e lekut shqiptar. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer të hënën me 136.80 lekë, duke humbur kështu pikë nga një ditë më parë.  Sipas ekspertëve të ekonomisë bëhet fjalë për një efekt sezonal, por që prej të cilit mund të përfitohet. 
Anastas Angjeli sqaron se forcimi i lekut përballë euros, vjen për shkak të rritjes  së fluksit të monedhës europiane në tregun shqiptar, si pasojë  e ardhjes së emigrantëve dhe turistëve.
Një tjetër arsye, sipas Angjelit janë edhe zhvillimet në eurozone, të cilat sa kohë do të jenë prezente do të shkaktojnë një dobësim të euros në tregje.
Ekspertët e cilësojnë forcimin e lekut përballë euros si të përkohshëm, që do të zbehet sapo nga vendi të largohen emigrantët apo pushuesit. Ndërkaq, monedha kombëtare është dobësuar përballë dollarit.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›