E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azia kujton pesëvjetorin e cunamit

Me mijëra murgj në Tajlandë u lutën sot për viktimat e cunamit në Oqeanin e Indisë, në momentin kur Azia kujtoi pesë-vjetorin e një prej katastrofave më të mëdha natyrore në historinë e njerëzimit.

Tubimi i murgjve në Ban Nam Khem, një fshat i vogël në brigjet e detit Andaman në Tajlandë, ku si pasojë e cunamit vdiqën mbi 5 mijë persona, ishte një prej qindra ngjarjeve solemne, të cilat u organizuan anembanë Azisë, për të kujtuar cunamin që goditi brigjet e Azisë më 26 dhjetor të vitit 2004, duke shkaktuar vdekjen e 226 mijë njerëzve në 13 shtete.

Në Banda Aceh në Indonezi, të mbijetuarit u tubuan nëpër xhami, për të kujtuar viktimat e cunamit, i cili u nxit pas tërmetit nëndetar, në afërsi të brigjeve të ishullit Sumatra.

Indonezia pësoi më së rëndi nga cunami, me 166 mijë njerëz të cilët vdiqën vetëm në këtë shtet.

“Psikologjia e popullit të Acehut ka filluar të këndellet pas pesë viteve”, theksoi Eva Susanti, e cila ka humbur 125 anëtarë të familjes së saj më të gjerë në rajonin e Acehut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›