E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja po e angazhon botën

Duke filluar që nga sanksionet e reja më të ashpra kundër Koresë së Veriut, e deri te strategjia e re, e cila ka për qëllim eliminimin e armëve bërthamore, premtimi i presidentit të SHBA-së, Barack Obama, për të bashkëpunuar me shtetet tjera, po jep rezultatet e para, deklaroi ambasadorja e SHBA-së në OKB.

Gati një vit pas emërimit të saj për diplomate kryesore të SHBA-së në OKB, Susan Rice theksoi se mbesin ende edhe shumë sfida tjera, por theksoi se për çdo ditë po vërehen dëshmi, se bota po reagon në mënyrë më transparente dhe më të hapur ndaj SHBA-së.

Shumë shtete tjera kanë pasur ndjenjën se ish-presidenti amerikan, George Bush, nuk ka qenë i përkushtuar që të bashkëpunojë me shtetet tjera.

Rice, e cila ka qenë këshilltare e Obamës për politikë të jashtme gjatë fushatës së tij zgjedhore, theksoi se OKB-ja është tejet e rëndësishme për të realizuar objektivat e politikës së jashtme.

“Ne jemi vija e parë e frontit e epokës së re të angazhimit të Obamës me pjesën tjetër të botës. Ndryshimi i natyrës dhe tonit në marrëdhëniet tona po prodhon rezultate konkrete dhe përfitime të dukshme këtu në OKB, përfitime të cilat avancojnë interesat e SHBA-së”, tha Rajs.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›