E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bildt: Vit i përparimit të Ballkanit

Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, ka vlerësuar se ky vit ka qenë vit i hapjes dhe përparimit drejt Bashkimit Evropian për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç për Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Sukseset janë të dukshme në hyrjen në fuqi të Marrëveshjes kalimtare për tregti me Serbinë, në ndërprerjen e bllokimit slloven në negociatat kroate, në avancimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë si dhe me shenjat për zgjidhje të kontestit midis Athinës dhe Shkupit për emrin për Maqedoninë”, ka deklaruar Bildt në Stokholm.

“Vetëm Bosnja, për fat të keq, nuk e ndoqi këtë dinamikë. Në çdo rast, dëshira jonë është që edhe ky shtet të realizojë heqje të vizave për udhëtim për shtetasit e saj në zonën e Shengenit", ka thënë Bildt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›