E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Raporti i OSBE-së, këmbanë alarmi për zgjedhjet

Në një konferencë për shtyp nga selia rozë, Rama tha se në raport gjendet një vlerësim ndaj qëndrimeve të paraqitura tashmë nga PS-ja. “Ne gjejmë në këtë raport një vlerësim konfirmues për analizat dhe qëndrimet tona. Për ne, ky raport është një këmbanë alarmi për zgjedhjet në Shqipëri. Është e ditur se zgjedhjet e 28 qershorit ishin një shans i humbur për qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi”, tha Rama para pak minutash.

 Ai shtoi se raporti vlerëson ato pjesë ku Partia Socialiste kishte dhënë kontributin e saj, duke ofruar konsensus. 

“Vlerësojmë me mirënjohje të certefikimit në raport për rolin tonë që kemi dhënë gjatë procesit paraelektoral. Ishim ne që ofruam konsensusin dhe që ofruam një bashkëpunim konstruktiv për atë infrasturukturë zgjedhore që përmendet në raport si pjesë e një arritje të brendshme. Në të njëjtën kohë, jemi ne që konstatojmë se raporti thekson edhe bindjen tonë, që zgjedhjet e 28 qershorit ishin të cunguara. Në të gjithë ecurinë e raportit shprehet thellësisht ky cenim”, tha më tej Rama.

Ai tha edhe një herë, se Parlamenti është i vetmi instucion që do të hapë krimin elektoral, duke bërë transparencën e plotë të këtij procesi.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›