E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azil në BE, Sequi: Është rritur numri i azilkërkuesve shqiptar

Tiranë- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi ka deklaruar se është rritur numri i azilkërkuesve  shqiptar në vendet e BE-së.

Sipas ambadorit Sequi numri i personave që pretendojnë se janë në hasmëri (gjak) është rritur, po ashtu kreu i prezencës së BE-së  bën thirrje që këta persona duhet të vertëtojnë me anë të dokumentacionit se janë në gjak.

Ambasadori Sequi ka theksuar se po vazhdon monitorimi i situatës dhe shifrat e plota do të publikohen në mbledhjen e Komisionit Europian në dhjetor të këtij viti.

Mbledhje e cila pritet të marrë një vendim përfundimtar për këtë situatë. Pasi sipas Sequi-t numri i shtetasve të Ballkanit Perendimor që kërkojnë azil në vendet e BE-së po rritet, po ashtu po rritet edhe thyerja e rregullojrës së lëvizjes në zonën Shengen.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Axhenda dixhitale e Shqipërisë, Sequi: E rëndësishme për KE-në
  2. E drejta e autorit në Shqipëri, ndihmë nga BE- ja
  3. Kule: Numri i kuotave, 1/3 e vitit të shkuar akademik

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›