E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon ambasadoren e re të Francës

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, priti sot ambasadoren e re franceze në Tiranë, Christine Moro.

Kreu i PS-së Rama dhe ambasadorja franceze Moro folën mbi situatën politike në vend dhe diskutuan mbi intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, në kuadër të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Ambasadorja Moro sapo ka marrë detyrën si ambasadore e Francës në Tiranë. Në takim Rama shoqërohej nga deputeti i PS-së, Ditmir Bushati.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›