Shkodër, kapen tre hajdutët e Bërdicës
Tre të dyshuar si autorë të disa vjedhjeve në zonën e Bërdicës në Shkodër janë ndaluar nga policia, por më pas dy prej tyre janë liruar për t’u ndjekur në gjendje të lirë. Policia e Shkodrës ka bërë të mundur goditjen e një grupi kriminal të përbërë nga tre shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë të ndryshme kanë kryer një sërë vjedhjesh në komunën Bërdicë, rrethi Shkodër. Policia ka prangosur shtetasit: Sherif Elez Fikaj 21 vjeç, banor i fshatit Trush të komunës Bërdicë, T. L. 16 vjeç, dhe M.D.18 vjeç, edhe këta banues në fshatin Trush, sepse sipas bluve, pas hetimeve të kryera nga strukturat e posaçme policore u bë i mundur zbulimi, dokumentimi i plotë ligjor i disa vjedhjeve të ndodhura në komunën Bërdicë, për të cilat dyshohet se autorë janë këta shtetas. Pasi janë kapur nga policia është ndaluar prej saj vetëm Sherif Fikaj, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij do të ndiqen në gjendje të lirë.